Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk ka të ndalur, një e tillë shihet duke bartur mbeturina

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk ka të ndalur, një e tillë shihet duke bartur mbeturina

Keqpërdorimi i veturave zyrtare të Republikës së Kosovës është një dukuri që ndodh tash e një kohë të gjatë.

Janë të shpeshta raste kur me vetura të shtetit shkohet në pushime, ahengje familjare apo edhe në ndonjë ngjarje tjetër që s’ka të bëj me punën, madje duke e përdorur si bartës mbeturinash.

Një qytetar ka dërguar një fotografi duke denoncuar kështu keqperdorimin e veturës zyrtare.

Sipas tij, kjo veturë me targa 3Z, është keqperdorur pasi me të janë bartur mbeturina.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët qeveritar keqpërdorin veturat zyrtare për qejfe personale.