
Një person është arrestuar të enjten si i dyshuar për dhunë në familje, njofton Insajderi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka keqtrajtuar prindërit e tij.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“DHUNË FAMILJARE Gjakovë 22.04.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar prindërit e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com