
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti ka keqtrajtuar psiqikisht nënën e tij, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:00.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar psiqikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi.com