Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Xheladin Hana” në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë një person ka tentuar të kryej vetëvrasje.
Lajmin për Insajderin e ka konfiRmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai, ka thënë se bëhet fjalë për një person të moshës 20 vjeçare.
“Sot me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46 Policia ka pranuar një informatë se ne Rr. Xheladin Hana ne Prishtinë një person rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve. Policia ka dal në lokacion dhe janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet do të njoftoheni pas raportimeve tjera”, ka thënë Hoxha, për Insajderin.