Kërcënimeve të Rakiqit për dalje nga qeveria, Hoti i përgjigjet: Nuk marrim kërcënime nga askush

Kërcënimeve të Rakiqit për dalje nga qeveria, Hoti i përgjigjet: Nuk marrim kërcënime nga askush

Deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk do ta pranojë Kosova, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq, njofton Insajderi.

Rakiq ka thënë se “nëse Kosova nuk e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së Brukselit, atëherë Lista Serbe do të dalë nga koalicioni qeverisës”.

E lidhur më këtë deklarim nuk ka qenë fillimisht i njoftuar kryeministri Hoti, i cili më pas i pyetur nga gazetërët se cili është komenti i tij në lidhje me deklarimet e zëvendëskryeministrit Rakiq, Hoti është përgjigjur se “fillimisht po e dëgjoj prej teje këtë informacion, por e them me plotë bindje se qeveria që unë drejtoj nuk merr kërcënime nga askush”

“Kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt, absolutisht askujt. Nuk punojmë nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë partnerët, përfshirë Listën Serbe. Për aq kohë sa i përmbahemi këtyre marrëveshjeve punojmë bashkë. Unë po kujdesem që të respektohen këto marrëveshje”./Insajderi.com