Kërcënimi i bosit shqiptar të drogës: I dua të masakruar të tre

Kërcënimi i bosit shqiptar të drogës: I dua të masakruar të tre

Pjesa më e madhe e përgjimeve në dosjen e Habilajve flet për shumat marramëndëse që fitonin nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë një bisede në makinën Fiat Bravo me targë DG826Na ne përdorim të Moisi Habilajt, regjistrim ambiental nga ora 14:00 deri ne 16:21 të dates 20.10.2013, Habilajt kërcënojnë se do të masakrojnë disa persona të cilët si duket nuk u kanë dhënë akoma shumat e parave të drogës.

Përgjimi nis me një sharje nga Marigleni: Qelbësirat që na kanë…

Moisi Habilaj: Na varrosën dhe na lanë fëmijët rrugëve!… Ua q… do t’i kishim parë fëmijët tanë burra 20 vjeç (e ka fjalën nëse do t’i kishin kapur)

Habilaj: Unë kam për të marrë 160 mijë euro nga ky që…

Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?

Moisi: Duhet të shkojme ne poshtë dhe do t’i them Angelos (i referohet Busacca Angelo, ndr) për t’i marrë ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t’i bësh asgjë….Mariglen Alimuçaj: Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira!