Kërcënohet Agim Bahtiri – deklarohet Policia

Kërcënohet Agim Bahtiri – deklarohet Policia

Policia e Kosovës kanë dhënë detaje sa i përket kërcënimit që i është bërë kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, njofton Insajderi.

Vetë Bahtiri ishte ankuar me anë të adresës elektronike në lidhje me këtë rast, për çka nga autoritetet kompetente është parë e nevojshme që të ketë prezencë policore pranë shtëpisë së tij.

Këtë për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tutje tha se Prokuroria Themelore e Mitrovicës po heton kanosjen ndaj të parit të Mitrovicës së Jugut.

“Ju informojmë se bazuar në informacion dhe të dhëna të pranuara ne adresë elektronike të ankuesit- kryetarit të Mitrovicës z Agim Bahtiri, Prokuroria e Qarkut Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policor të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të Kanosjes. Ndërsa si rrjedhojë e kanosjes është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimit e ankuesit. Prokuroria Themelore e Mitrovicës heton kanosjen ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut”, ka thënë Zaiti.

“Mitrovicë, 16 tetor 2020 – Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit”.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka shtuar tutje ai duke bërë të ditur se ky njoftim është nga ana e prokurorisë. /Insajderi.com