Kryetari i Komuëns së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është kërcënuar nga dy profile të ndryshme në rrjetet sociale, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti ka ndodhur më datë 14 nëntor, ndërsa Muhaxheri ka raportuar në polici një ditë më vonë.
Gashi njofton se hetuesit rajonal janë duke u marrë me rastin, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.
“Pardje ka ndodhur rasti, dje në stacionin policor kryetari i komunës së Pejës, ka raportuar se është kanosur përmes dy llogarive në rrjetet sociale. Hetuesit rajonal menjëherë janë marrë me rastin”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com