Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, Kujtim Boletini, ka kërcënuar me vrasje, Presidentin e vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme.
Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.
Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë.
“Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.
Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.
Insajderi po ashtu kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast mirëpo ende nuk ka marr një përgjigje.
Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ndarjen e Kosovës.
Për këtë deklaratë të Kurtit, ka deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka demantuar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë. /Insajderi.com