Një prokuror i Prokurorisë Speciale është kërcënuar të martën nga një i dyshuar brenda objektit të kësaj prokurorie, përcjell Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka njoftuar se i dyshuari H.M., është dërguar në mbajtje.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se më 13.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, nga neni 181 paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Personi i lartcekur, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni”, thuhet në njoftimin për medie të prokurorisë./Insajderi.com