
Kryetari i Komunës të Drenasit, Ramiz Lladrovici, është kërcënuar të hënën, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, vetë Ladrovci.
Ai ka thënë se me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës, dhe nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.
“Po, jam kërcënuar, rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës”, ka thënë ai./Insajderi.com