fbpx

Kërcënohet seksualisht vajza nga Prizreni – policia nuk hap rast

Kërcënohet seksualisht vajza nga Prizreni – policia nuk hap rast

Një vajzë nga Prizreni, emër i njohur për redaksinë, ka njoftuar se ka marrë kërcënime për dhunim seksual nga një person me inicialet D.Sh.

Ajo ka treguar se kërcënimet i ka marrë në ora 3 të mëngjesit të së mërkures, përmes Facebook. screenshot të të cilave i ka dërguar në redaksi.

“Ndjehem fort e shqetësume nga kërcënimiet e këtij personi”, ka thënë ajo.

Vajza e ka lajmëruar rastin në polici, mirëpo nuk është hapur rast, vetëm e kanë udhëzuar që ta bllokoj D.Sh në këtë rrjet social.

“Më thanë që në bazë të këtyre bisedave, nuk mundem me qel rast. Po në rast se prap më shqetëson, pa marrë parasysh edhe me naj account tjetër duhna me lajmëru prap policinë. Sa e kuptova unë ky person nuk jeton në Kosovë por në Itali”, tha ajo. /Insajderi.com