Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është kërcënuar zëvendësministri i kësaj ministrie, Zafir Berisha, njofton Insajderi.
“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është Zafir Berisha”, thuhet në njoftimin e ministrisë publikuar në faqen zyrtare.
Njoftimi i kësaj ministrie vjen si shpjegim për një lajm që u dha më herët në disa media se është kërcënuar Ildiray Bayram, një tjetër zëvendësministër i MPB-së.
“Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se nuk është e vërtetë që është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram, siç përmendet me emër dhe i është publikuar fotografia”.
Nuk është bërë ende e ditur se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë dhe as nga kush është kërcënuar Berisha./Insajderi.com