Kërcënon babain e ish-bashkëshortes, arrestohet një person në Prishtinë

Kërcënon babain e ish-bashkëshortes, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person si të dyshuar për kërcënimin e babait të ish-bashkëshortes së tij në Prishtinë, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nora Hoti”, pas një mosmarrëveshje në mes tyre, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Nora Hoti, Prishtinë 20.04.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur babanë e ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Insajderi.com