Kërcënon gjyqtarin në Vushtrri – arrestohet i dyshuari

Kërcënon gjyqtarin në Vushtrri – arrestohet i dyshuari

Një gjyqtar i Gjykatës Themelore, dega në Vushtrri, është kërcënuar ditë më parë nga një person i cili kishte pasur një seancë gjyqësore, njofton Insajderi.

Me këtë rast i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, derisa rasti ka ndodhur më 30 nëntor të këtij viti.

Sqarime lidhur me rastin për Gazetën Online Insajderi, ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se kërcënimi ka ndodhur me anë të rrjetit social ‘Facebook’.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur gjyqtarin mashkull kosovar përmes rrjetit social Facebook. I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten e tij dhe si pasojë e saj ka ardhur deri te kanosja”, ka thënë ai.

Zahiti tutje ka shtuae se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com