Kërcënon me thikë familjarët e tij, dërgohet në neuropsikiatri

Kërcënon me thikë familjarët e tij, dërgohet në neuropsikiatri

Një i mitur është shoqëruar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës të martën, pasi i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij, njofton Insajderi.

Sipas policisë, i dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik.

Policia është duke e hetuar rastin si “Dhunë në familje”.

“Prishtinë, 06.04.2021 – 00:20.  Njësiti policor ka shoqëruar në QKUK të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Është konfiskuar një thikë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com