
Deputeti i Nismës për Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se dje ia ka dërguar një kërkesë zyrtare kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Veseli është edhe kandidat për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN.
Deputeti Zeka ka bërë të ditur se i ka kërkuar Veselit që të mos i bllokojë proceset por të lirojë rrugë nëse kjo është e nevojshme.
“I kam kërkuar z. Veselit që, nëse në fund shihet se nuk ka disponim për ta votuar atë për kryetar të Kuvendit, atëherë të tërhiqet”, ka thënë Zeka./Insajderi.com