Kërkesa e vetme e Vuçiqit për Listën Serbe, para zgjedhjeve lokale

Kërkesa e vetme e Vuçiqit për Listën Serbe, para zgjedhjeve lokale

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ​​njoftoi të premten se ky grup politik do të jetë i bashkuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë.

Kjo, tha Rakiç, ishte kërkesa e vetme e presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Beograd të premtën.

Rakiq ​​tha se Vuçiq ka dhënë mbështetjen e tij “pa rezerva” për kandidatët e Listës Serbe për kryetarët e komunave.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq kishte një kërkesë, që ne të jemi të bashkuar dhe ne do të jemi”, tha Rakiq.

Rakiq ​​shtoi se përfaqësuesit e Listës Serbe po “gëzohen me faktin” se krijimi i kushteve për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë dhe Metohi, që nënkupton paqen, sigurinë, dhe mbijetesën e qëndrueshme, do të jenë prioritetet e qeverisë dhe presidentit e Serbisë. /Insajderi.com