Kërkesa skandaloze e Veselit ndaj grave deputete

Kërkesa skandaloze e Veselit ndaj grave deputete

Kadri Veseli është arsyetuar për fyerjen e rëndë që ia bëri në seancën e sotme deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millakut, të cilën e pyeti nëse “po e përdor me gojë shumë”.

Por, arsyetimi i Veselit ka qenë i pazakontë. Kryetari i Kuvendit ka thënë se edhe gratë deputete duhet ta thonë “burrnisht” kur kanë diçka për t’u shprehur, njëjtë sikurse ai.

“Unë asgjë nuk përmenda të rëndë; unë thash ‘në gojë; thash… se ‘me gojë po rëndon çdo herë’. Unë po ju kërkoj falje për çdo fyerje që e prek pjesën femërore dhe përulem për atë pjesë, por pastaj abuzimi që bëhet me gratë deputete nga Grupi Parlamentar, kjo nuk më pëlqen. Thuane burrnisht kur ka diçka, nganjëherë mundemi… qenie njerëzore jemi, gabojmë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se nuk beson që do të ketë më kryetar Kuvendi sikurse ai, që siç thotë ai, i respekton të drejtat e grave.

“Nuk e besoj që do të shkel më kambë ndonjë kryetar tjetër Kuvendi si unë që mundohet ta ruajë dinjitetin. Çdo sjellje ime mundohet me ju përmbajt rregullave”, ka thënë Veseli, teksa është arsyetuar për fyerjen e rëndë që ia bëri Millakut.

Ndaj gjuhës së përdorur nga Veseli reagoi edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo i tha Veselit që të ketë kujdes me gjuhën që e flet nga foltorja e kryetarit të Kuvendit, dhe i kërkoj atij që të kërkonte falje për ofendimin.

Po ashtu, Gaxherri kërkoi nga gratë deputete në Kuvendin e Kosovës që ta lëshonin seancën e Kuvendit të hënën.

Për të parë videon, klikoni KËTU: