Kërkohen edhe 1 milion euro për të paguar rrymën e serbëve në Kosovë

Kërkohen edhe 1 milion euro për të paguar rrymën e serbëve në Kosovë

KOSTT-i sërish ka kërkuar nga qeveria e Kosovës 1 milion euro për të mbuluar humbjet në veri të vendit.

Kjo shumë, siç raporton KTV-ja, do të shpenzohet vetëm për muajin prill.

Gjatë raportimit para Komisionit për zhvillim ekonomik, Arsim Janova, kryetar i bordit të ZRRE-së ka thënë se Kosova vazhdimisht e ka furnizuar veriun me rrymë, por atje funksionon një kompani ilegale që mirëmban rrjetin dhe që u dërgon qytetareve të asaj pjese fatura të energjisë.