Kërkohet dorëheqja e Ismet Beqirit

Kërkohet dorëheqja e Ismet Beqirit

Është kërkuar dorëheqja e kryetarit të degës I të Prishtinës në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, njofton Insajderi.

Strukturat e LDK-së në këtë degë, janë mbledhur gjatë mbrëmjes së sotme ku kanë kërkuar këtë dorëheqje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo degë kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Beqirit, pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje, në të cilat LDK-ja në nivel vendi zuri vendin e tretë më rreth 13 për qind të votave.

Dega I e Prishtinës, që mbulon Kodrën e Trimave, llogaritet si më e fuqishmja e LDK-së në Prishtinë dhe më gjerë. /Insajderi.com