Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sot në takimin e mbajtur me Bordit Këshillidhënës kundër Covid-19, ka paraqitur kërkesat për hapjen e më tejshme të gastronomisë , njofton Insjaderi.
Gjatë kësaj mbledhje, u paraqiten kërkesat që mundësojnë hapjen e më tejshme të gastronomisë.
Këto janë kërkesat e paraqitura:
- Te shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës.
- Të fillojmë bashkërisht përgatitjen për punën e sektorit për periudhën vjeshtë, dimër.
- Të përgatitet pako e veçantë për përkrahje te sektorit të gastronomisë, si sektori me i goditur nga pandemia, para së gjithash të sigurohet subvencionimi, punësimit në sektorin e gastronomisë.
Kujtojmë se në lidhje me kufizimet e orarit të punë s ka pasur reagime dhe mospajtime të shumta, e në mesin e tyre edhe nga ana e vetë partnerë ve të koalicionit./Insajderi.com