Kërkohet hetimi i 3890 plikove që arritën nga Serbia në KQZ

Kërkohet hetimi i 3890 plikove që arritën nga Serbia në KQZ

Anëtari i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, nw mbledhjen e jashtëzakonshme tw këtij institucioni e ngriti si shqetësim dërgesën përmes postës që ka ndodhur dje nga Serbia prej afro 3 mijë 890 aplikacione në KQZ.

Sipas tij kjo është e dyshimtë dhe “ardhja e tyre në mënyrë të pashpjegueshme len për të dëshiruar”.

“Kjo është shkelje e rëndë dhe KQZ-ja duhet t’i lajmërojë autoritetet përkatëse për të hetuar këtë rast. Këto pliko mund të jenë mbushur edhe në Kosovë pasi që ato erdhën në mënyrë të pashpjegueshme në orët e vona”, tha Rrustemi.

Rrustemi ishte këmbëngulës që të hetohen aplikacionet e ardhura nga Serbia.

”Ne duhet të shqetësohemi, sepse për mua këtu ka prapavijë kriminale. Nuk ka të drejtë askush individualisht të sjellë aplikacione për një numër të votuesve. Ne si KQZ duhet ta dimë kush i ka sjellë këto aplikacione”, tha ai.