Disa anëtarë të mëparshëm dhe aktualë të VMRO DPMNE-së vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski.
Këto kërkesa nuk duket se arrijnë te ai, sepse Mickoski ende nuk ka folur publikisht për to.
Nisma për të thirrur një kongres të jashtëzakonshëm në parti sot shpjegoi pse Mickoski duhet të jepte dorëheqjen. Në kongresin në dhjetor 2017, delegatët kujtojnë premtimin e paplotësuar të Mickoskit për fitoren e partisë në zgjedhjet parlamentare“Doli se Mickoski ishte një shpresë e rremë”.
Sot, nga ato tre shtylla të famshme, që ai i vuri vetë si kusht për sukses, ai nuk i përmbushi asnjë prej tyre. Kjo është arsyeja pse është koha për të dhënë dorëheqjen dhe për të thirrur një kongres të jashtëzakonshëm- deklaroi Marina Kavrakova, nga VMRO DPMNE.
Mandati i Mickoskit si drejtues i VMRO DPMNE-së zgjat deri në dhjetor 2021. Për të thirrur një kongres të jashtëzakonshëm, ai duhet të japë dorëheqjen, ose të kërkohet nga dy të tretat e Komitetit Qendror të VMRO DPMNE-së. /Insajderi.com