Kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla të Kosovës

Kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla të Kosovës

Myslimanët në Kosovë dhe studiues të besimit kërkojnë ndryshimin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili ndalon uniformat fetare në shkolla.

Ata thonë se ky udhëzim administrativ po u shkakton vështirësi në shkollim vajzave që duan të bartin shami, ndërsa autoritetet thonë se në shkollë nxënësit duhet të bartin uniformat shkollore, raporton Zëri i Amerikës.

Por, ata pohojnë se megjithatë janë të hapur për të trajtuar këto shqetësime, që ishin pjesë edhe e raportit të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Liritë Fetare në botë.