Kërkohet nga BE-ja të ngritë nivelin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi

Kërkohet nga BE-ja të ngritë nivelin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Hoti, Besnik Tahiri, ka deklaruar se në çfarëdo niveli të ndërmjetësimit dialogu nuk ka alternativë, por mbi bazën e parimeve dhe marrëveshjes finale për njohjeve reciproke, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai për KP, qw tutje ka shtuar se janë duke ndërtuar parimet e sakta se si duhet tw shkohet drejt marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke.

“Dialogu për qeverinë e Kosovës nuk ka alternativë. Ne kemi ndërtuar parimet e sakta se si duhet të shkohet drejtë marrëveshjes finale me njohje reciproke. I kemi bërë këto qëndrime edhe me si qeveri, por edhe subjektet politike opozitare janë në një vijë. Nuk ka nëntema, ka vetëm një e ajo është marrëveshja finale dhe njohja reciproke”, thotë ai.

Vëmendje më të madhe të krerëve të Bashkimit Evropian në këtë fazë po kërkon edhe deputetja e Partisw Demokratike tw Kosovws, Blerta Deliu-Kodra.

“Natyrisht që duhet të ketë një vëmendje të atyre që janë mbështetës dhe fasilitues të dialogut. Ne tashmë po hymë në fazën finale, e kemi përfunduar gjithë këtë pjesë të ashtuquajtur teknike. Ajo që duhet është që Kosova të angazhohet fuqishëm që këtë fazë finale të sigurojë njohje të ndërsjellët dhe ulëse në OKB. Prandaj natyrisht që niveli duhet të jetë i rritur”, thotë ajo.

Për dallim nga dy të parët, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi fillimisht kërkon zgjedhje të reja në vend, e pas rinisje të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas saj është jorelevante në këtë kohë se çfarë niveli ndërmjetësohet dialogu, pasi konsideron se nuk mund të arrihet asnjë rezultat kur nuk ka përkrahje qytetare.

“Kjo formë e diskutimit, ky rifillim i dialogut është gabim. Kjo duhet të ndërpritet, pasi duhet zgjedhje të reja në Kosovë dhe qasje e re. Ne mund të ndryshojmë nivelin e fasilituesve, se kush e ndërmjetëson dialogun, a duhet nivel më i lartë apo më i ulët. Kjo është irelevante, nuk është e nevojshëm të diskutojmë sepse çfarëdo niveli që kyçet në dialog nuk mundet me arrit një rezultat sepse nuk është përkrahja e qytetarëve të Kosovës”, thotë ajo.

Ndwrkaq, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano e la të nënkuptueshme se fasilitimi i dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojë në nivelin e emisarit special, Miroslav Lajçak.

“BE vazhdon të jetë e përkushtuar në rolin e saj si ndërmjetësues i dialogut. Kjo është konfirmuar nga Ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë takimit të tyre që është mbajtur të hënën më 12 tetor në Luksemburg. Përfaqësuesi i lartë, Xhozef Borel, pas diskutimit me ministrat ka deklaruar se BE mbetet e përkushtuar që dialogun ta shpie deri tek një përfundim të suksesshëm, duke kërkuar nga palët që të punojnë në mirëbesim dhe frymën e kompromisit. Njëkohësisht, ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, po ashtu kanë shprehur mbështetjen e plotë të tyre për punën e z. Lajçak në këtë drejtim” tha ai. /Insajderi.com