Deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, që të iniciojë padi kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrje në krime masive e për fshehje të organizuar të krimeve të tyre, njofton Insajderi.
Këtë Haxhiu e tha derisa ka kërkuar zbardhjen dhe kthimin e të gjitha kufomave të shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999.
Deputetja e AAK-së, një gjë të tillë nga kjoGjykatë e ka kërkuar edhe për ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për të cilin shton edhe veprën “frikësim publik të dëshmitarëve”.
” Kërkojmë padi penale për gjithë strukturën ushtarake dhe policore që ende gjenden në funksione dhe që atëherë kanë qenë në funskion të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë”, thuhet tutje në kërkesën e saj të adresuar me anë të një postimi në Facebook. /Insajderi.com