Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e së enjtes në Gjilan

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e së enjtes në Gjilan

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit me inicialet B.Z., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, njofton Insajderi.

Pas rastit të ndodhur në kafiterinë “VivaLa” të enjten në Gjilan, ku mbeti i vrarë një person pas therjes me thikë, një ditë më vonë është bërë kërkesë nga prokuroria që të caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. /Insajderi.com