Pas vrasjes së djeshme në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një person ka vrarë babanë e tij me " />

Kërkohet paraburgim për djalin që vrau me sëpatë të atin në Fushë Kosovë

Kërkohet paraburgim për djalin që vrau me sëpatë të atin në Fushë Kosovë

Pas vrasjes së djeshme në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një person ka vrarë babanë e tij me sëpatë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të shqiptohet si masë paraburgimi për personat me çrregullime mendore.

Kjo kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., ka ardhur pas dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku dyshohet se personi me inicialet M.R., ka privuar nga jeta viktimën, babain e tij, me sëpatë, mjet ky i cili është gjetur në vendin e ngjarjes.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion. Ndërsa, për të dyshuarin ka paraqitur kërkesë për ekzaminim psikiatrik.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë. /Insajderi.com/