Kërkohet paraburgim për Lavdim Krasniqin dhe asistenten e tij

Kërkohet paraburgim për Lavdim Krasniqin dhe asistenten e tij

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për paraburgimin e Drejtorit e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, dhe asistenten e tij me iniciale M.B, transmeton Insajderi.

Prokuroria ka bërë me dije se ata janë në dyshimë për vepra penale “Keqpërdorim i pozitës”, ”Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Moslajmërimi i përgaditjes së veprave penale”, është thënë për mediat.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B.”, thuhet në komunikatë.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. /Insajderi.com