Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Gazimestan

Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Gazimestan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar një muaj paraburgim për shtetasin e Malit të Zi me inicialet R.J., i cili u arrestua dy ditë më parë në Gazimestan, aty ku po festohet Vidovdani, njofton Insajderi.

Ai u arrestua nën dyshimet për “nxitje të përçarjes dhe mos durimit”.

Lajmin për kërkesën e paraburgimit e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Si edhe çdo vit tjetër, serbët u mblodhën edhe të hënën e 28 qershorit në Gazimestan për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit, e që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore të saj./Insajderi.com