Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi Valon Sylën

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi Valon Sylën

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për personin i cili dyshohet se sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i dyshuari me inicialet B.J është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J.”, thuhet në njoftim.

“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.”, përfundon njoftimi./Insajderi.com