Nesër vendoset nëse urologu Dervishi dërgohet në paraburgim

Nesër vendoset nëse urologu Dervishi dërgohet në paraburgim

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj urologut Lutfi Dervishi, ku prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, ka kërkuar që ai të dërgohet në paraburgim.

Lidhur me kërkesën e gjyqtares pritet të vendoset nesër.

Lutfi Dervishi, i njohur si shefi i “klinikës së krimit”, Medicus, është dënuar me tetë vjet burgim për akuzat trafikim me njerëz dhe krim të organizuar.

Ai u arrestuar të martën, katër vite pasi që ishte shpallur i fajshëm. Ai është kapur në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë.