
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka kërkuar që Kujtim Shala ta merr drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pas humbjes së LDK-së në Podujevë nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin.
Kjo ishte humbja e parë e LDK-së në Besianë pas 20 viteve.
Për këtë Gani Geci kërkon që Kujtim Shala duhet të jetë kryetar partie në mënyrë që subjekti më i vjetër politik në vend të reformohet.
“LDK-së i duhet një reformë e thellë një pushim opozitarë dhe nga nji proces i rregullt zgjedhorë brenda partiak krye te saj duhet të vijë akademik si Kujtim Shala pikë. Për ndryshe trendi i ramjes do të jetë i pa ndalshëm”, ka shkruar Gecaj në Facebook. /Insajderi.com