
Pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente, shkruan Insajderi.
Ministri Vitia konfirmoi se pas testeve edhe katër persona rezultuan pozitiv, duke e quar në 9 persona, numrin e të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Pikërisht për këtë, ministri Vitia në një status në rrjetin social Facebook, ka këruar nga shefi i tij, Albin Kurti, ta shpall gjendjen emergjente.
“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”.
“Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Vitia në rrjetin social Facebook. /Insajderi.com