Kërkohet strategji për rikthimin e shqiptarëve në Veri

Kërkohet strategji për rikthimin e shqiptarëve në Veri

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga paritë politike që të krijojnë një strategji efektive për rikthimin e shqiptarëve në pronat e tyre të cilat gjenden në Veriun e Kosovës.

Këtë propozim ajo e bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur të hënën për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar.

Pika e tretë në rend të ditës është debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në Veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës, lidhur me renovimin e shtëpive të djegura përgjatë luftës. /Insajderi.com