Këshilli Gjyqësor paralajmëron ankesë në Kushtetuese kundër Vettingut

Këshilli Gjyqësor paralajmëron ankesë në Kushtetuese kundër Vettingut

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër procesit të Vettingut, përcjell Insajderi.com.

Sipas tij, kjo do të ndodhë nëse në Kuvendin e Kosovës arrihen votat e mjaftueshme për amandamentimet kushtetuese sepse ato bien ndesh me ndërhyrjen në pavarësinë e sistemit gjyqësor edhe për faktin se shumë prej gjyqtarëve kanë mandat të përhershëm.

Tutje, ai deklaroi se Ministria që nisi punimet për ndryshimet kushtetuese nuk kanë bazë profesionale, teksa shton se as Qeveria as Kuvendi nuk kanë marrë ekspertizë të besueshme për ndryshime kushtetuese që prekin gjyqësorin.

“Unë jam shumë i bindur që në dy vitet e ardhshme do të ketë gjyqtarë që nuk kanë me mujt me kalu procesin e performancës sepse kërkohet angazhim permanent edhe në kuptimin e kohës edhe atë profesional dhe cilido gjyqtar që nuk mundet me arrit performancën, sipas standardeve, sigurisht që do të shkarkohet nga detyra e gjyqtarit”, tha ndër tjerash ai për Klan Kosova./Insajderi.com