Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë i uron fitoren Bidenit

Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë i uron fitoren Bidenit

Këshilli i Ambasadorëve i Republikës së Maqedonisë së Veriut uroi sot fitoren e Joe Bidenit, president të Shteteve të Bashkuara dhe zgjedhjen e Kamala Harris si zëvendëspresidente
të tij, njofton Insajderi.

“Maqedonia e Veriut dhe SHBA janë miq dhe aleatë të ngushtë. Të dy vendet ndajmë interesa dhe përparësi të përbashkëta, nga paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, prosperiteti i marrëdhënieve transatlantike, deri te ndryshimet klimatike”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve në urim.

Gjithashtu shfaqën shpresën se administrata e re e SHBA-së do të vazhdojë të investojë në partneritetin strategjik me vendin tonë.

“Mbështetja e vazhdueshme e SHBA për vendin tonë që nga pavarësia e saj përmes rrugën drejtë asociacioneve Euro-Atlantike është themel i fuqishëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, proceseve demokratike, luftës kundër korrupsionit dhe të gjitha fushave me interes të përbashkët për të dy vendet.” thuhet në kumtesën nga Këshilli i Ambasadorëve. /Insajderi.com