Këshilli Kombëtar Shqiptar fillon mbledhjen e të dhënave personale për shqiptarët që jetojnë në Serbi

Këshilli Kombëtar Shqiptar fillon mbledhjen e të dhënave personale për shqiptarët që jetojnë në Serbi

Këshilli kombëtar Shqiptarë, ka filluar iniciativën për mbledhjen e të dhënave personale për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo iniciativë është shumë e vyer, dhe se në funksion të kësaj iniciative janë intensifikuar kontaktet me kryetarin e këtij këshilli Ragmi Mustafa, për të verifikuar nëse procesi po shkon mirë.

Tutje, Cakaj, është shprehur se “dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës”.

“Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj të pakursyer për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit” ka përfunduar Cakaj kumtesën e tij./Insajderi.com