Këshilltari biznesmen i Kurtit që jeton në lagjen Marigona: Po na frikësohen të korruptuarit

Këshilltari biznesmen i Kurtit që jeton në lagjen Marigona: Po na frikësohen të korruptuarit

Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit në largim, Albin Kurti, përmes një reagimi ka thënë se të korruptuarit janë duke ju frikësuar Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, këshilltari biznesmen i Kurtit i cili jeton në lagjen Marigona në Prishtinë, ka shkruar se për rrëzimin e qeverisë u angazhuan ata politikanë të korruptuar që mbështetën nismat e qeverisë Kurti.

“Një proces vetingu për gjykatësit, agjencitë e inteligjencës dhe zyrtarët e lartë ka filluar. Të kërcënuar nga këto zhvillime pozitive, 51 ditë pasi u formua Qeveria Kurti, politikanë të korruptuar të përzgjedhur u bashkuan për ta rrëzuar qeverinë përmes paraqitjes së mocionit të mosbesimit”, ka shkruar Dalipi.

Ndër tjera, Dalipi ka folur edhe shkarkimet dhe emërimet nëpër borde të kryeministrit, Kurti. Ai ka arsyetuar këto emërime duke thënë se kjo është bërë për ta ndaluar gjakderdhjen financiare.

“Për të ndaluar gjakderdhjen financiare dhe ndërmarrjet e lira nga mosmarrëveshja, krimi dhe korrupsioni, kryeministri aprovoi emërimet e përkohshme maksimum prej gjashtë muajsh nëpër borde”, ka shkruar Dalipi. /Insajderi.com