Këshilltari i Glauk Konjufcës: ShBA nuk largohet nga Kosova

Këshilltari i Glauk Konjufcës: ShBA nuk largohet nga Kosova

Pas ngjarjeve të mëdha që ndodhin në Afganistan, ka pasur komente të ndryshme mbi largimin e Shteteve të Amerikës edhe nga shteti i Kosovës.

Njësoj nuk mendon këshilltari politik i Glauk Konjufcës, Driton Tali, i cili thotë se Kosova nuk ishte asnjëherë Afganistan, as për ShBA’në e as për shtetet tjera mike që janë pjesëtarë të KFOR-it, shkruan SHQIP.com

Tali ka thënë se sipas sondazheve të firmave më prestigjioze botërore në vazhdimësi qytetarët e Kosovës janë “qytetarët më pro-amerikanë” në botë.

Ai tutje i ka dërguar mesazh të gjithë atyre që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, duke thënë: “Ngadalë ngadalë institucionet e Kosovës janë duke u funksionalizuar e mos vet për juve që s’keni si ta arsyetoni pasurinë enorme të krijuar”.

Komunikim i vazhdueshëm mes zyrtarëve të SHBA-së dhe Kosovës është duke u zhvilluar për strehimin e një numri të madh të afganëve në Kosovë./Insajderi.com