
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj për kategoritë e dala nga lufta Gazmend Syla, figuron në listën e veteranëve mashtrues e cila është publikuar së fundi.
Syla ka reaguar në lidhje me publikimin e listës ku sipas tij, prokurori Elez Blakaj përveç qyqan po del të jetë edhe pionier i Jugosllavisë.
“Elez, je 2 vite ma i vjetër se unë. Me 1998, unë u bashkëngjita me trimat e lirisë, ti ike. Tash unë jam në Kosovë, ti prapë ike. Doli “puna” që e paske ba. Po del që nuk je vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav”, ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.
Sipas Sylës, kontributin e tij dhe të shokëve të tij, nuk mundet me hedh poshtë askush, e me se paku prokurori Blakaj.