Këshilltari i Haradinajt emërohet ambasador i Kosovës në Çeki

Këshilltari i Haradinajt emërohet ambasador i Kosovës në Çeki

Arbër Vllahiu është emëruar ambasador i Kosovës në Çeki. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Diellza Hoti, e cila i ka uruar atij postin e ri.

Vllahiu ka qenë ish-këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, ndërkohe para pak kohësh i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ka qenë edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, ndërsa së fundmi ka qenë edhe këshilltar i Haradinajt.