Këshilltari i Haradinajt frikësohet se Gjykata Speciale mund të ndikohet nga politika

Këshilltari i Haradinajt frikësohet se Gjykata Speciale mund të ndikohet nga politika

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu, i ka bërë thirrje Gjykatës Speciale të mos ndikohet nga politika.

Belegu është shprehur optimist se kësaj radhe, Haradinaj nuk do të akuzohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare.

“Një njëri që ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet dhe ka humbur  anëtarë të familjes duke e bërë këtë për të tretën herë është duke u intervistuar, kësaj radhe shpresoj që mos të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë sot në Beograd kryetar shteti është njeriu i cili ka qenë ministër i Informacionit të Millosheviqit. Tjetri që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, tash është ministër i Punëve të Jashtme. Të dy shkojnë nëpër botë dhe luajnë viktimën dhe pse i kanë vrarë 13 mijë civil në Kosovë”, shprehet Belegu.

Belegu ka shprehur dyshimet se thirrja për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Hagës për luftën e pastër të UÇK-së, mund të ketë prapavijë politike por se duhet besuar se ky gjyqësor është i pavarur.

“Ne dëshirojmë që të besojmë që të gjithë ndërkombëtarët janë duke insistuar në Kosovë dhe qysh duhet të jetë që gjyqësori duhet të jetë i pavarur. Duhet të besojmë se dhe ky gjyqësor është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika”, pohon Belegu.

Për vonesat e fluturimit të kryeministrit në dorëheqje Haradinaj, Belegu thotë se kanë ndodhur për arsye të disa problemeve teknike.

“Nesër do të ketë intervistimin e tij gjatë ditës. Shpresojmë që pasnesër të jetë në Prishtinë”, ka thënë Erolld Belegu ai.