Këshilltari i kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, sot ka deklaruar në një prej televizioneve tse raporti i Dick Martyt flet për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo organizatë i ka kryer ndaj civilëve serbë, sipas Gashit.
Gashi pretendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte.
E gjithashtu sipas tij, krime kanë kryer edhe individë të mllefosur për shkak se atyre u është bërë padrejtësi nga Serbia.
Në lidhje, me deklaratat e tij ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, përcjell Insajderi.
Berisha, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe VV-ja, duhet urgjentisht të distancohen nga kjo fudnërrinë jugosllave, përndryshe sipas tij edhe këta do të llogariten si të tillë.
Postimi i tij i plotë:
Familjarë të Dëshmorëve, bashkëluftetarë dhe qytetarë të nderuar
Këshilltari i Albin Kurtit, tregon hapur politikën e kësaj qeverie dhe qëndrimin e saj ndaj agresorëve të cilët na mbajtën me dekada të okupuar, na vranë e masakruan; e gjithashtu tregon qasjen që ndjek ndaj çlirimitarëve.
Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe VV-ja urgjentisht duhet të distancohen nga kjo fundërrinë jugosllave, përndryshe edhe ju do të llogariteni si të tillë dhe do të ballafaqoheni me zemërimin e popullit.
Lufta Çlirimtare ka qenë e pastër si loti. Themelet e këtij shteti janë mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit./Insajderi.com