Këshilltari i Osmanit: Partitë politike nuk do të ftohen për çështjen e presidentit

Këshilltari i Osmanit: Partitë politike nuk do të ftohen për çështjen e presidentit

Faton Peci, këshilltar i ushtrues së detyrës së presidentës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kjo e fundit nuk do t’i ftojë partitë politike për të diskutuar çështjen e presidentit, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se qëndrimi i Osmanit është i qartë se presidenti duhet të derivojë nga zgjedhjet e reja dhe Parlamenti i ri.

“Sot një gazetar, gjatë konferencë për shtyp të nënkryetares se kuvendit,  ka bere pyetje me sugjerimin se u.d Presidentja ka thëne se do t’i ftojë subjektet politike për çështjen e zgjedhjes se presidentit”.

“Siç konfirmohet ne intervistën për RTK, ajo ASNJËHERË nuk ka thënë se do ti ftojë subjektet për TEMËN E PRESIDENTIT. Përkundrazi, e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se Presidenti duhet të derivojë nga zgjedhjet e reja dhe Parlamenti i ri”, ka shkruar ai.

Tutje, ai është shprehur se u.d e presidentës ka paralajmëruar se do të ftojë liderët politikë për të diskutuar për çështjen e pandemisë dhe çështjen e dialogut./Insajderi.com