Këshilltari i Pacollit: Daçiq ka shitur armë për ISIS-in në Siri, është nën hetime

Këshilltari i Pacollit: Daçiq ka shitur armë për ISIS-in në Siri, është nën hetime

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të në detyrë, Behgjet Pacolli ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryediplomatit serb, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se Daçiq ka qenë një “dealer” që shiste armë serbe për ISIS-in në Siri, shkruan lajmi.net.

“Ivica Daçiq është fytyra e krimit të organizuar serb. Ka shitur armë edhe për Isis-in. Ai ka qenë një dealer që shiste armë serbe për ISIS-in në Siri. Bashkëbiseduesit ndërkombëtarë na kanë thënë prej kohësh se Daçiç është njeriu dealer nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor për këto marrëveshje. Këtë vit ai udhetoj në Irak ku miqtë e tij u futën në telashe nga autoritetet dhe Daçiç loboj për të siguruar rrugë për shitësit serbë të armëve në territoret e kontrolluar nga ISIS. Partitë politike sot në Serbi dhe mediat kanë raportuar lidhjet e Ivica Daçiç me rrjetet e krimit të organizuar dhe kontrabandistët e armëve”, ka shkruar Zymberaj.

Madje sipas tij, Daçiq për këto marrëveshje është duke u hetuar nga një vend i rëndësishëm përendimor/

“Ne kemi folur për një kohë të gjatë publikisht për lidhjet e Daçiqit me shitjen e armëve në rajone të ndryshme të botës. Ivica Daçiç ka publikuar nota diplomatike të rreme me të ashtuquajturën tërheqje të njohjes nga Kosova, por e gjithë fushata e tij ishte të sigurojë tregje të reja për shitësit serbë të armëve në Afrikë dhe rajone të tjera. Duke e kamufluar atë nën betejën kundër Kosovës të fitojë poenta politike në Serbi, ai fitoi vetëm miliona Euro nga kontrabandistët. Maska e tij po zbulohet ngadalë por së shpejti ai do të përfundojë në burg për këto marrëveshje të ndyra që bëri”, ka përfunduar Zymberaj.