Këshilltari i Pacollit mohon se ka pakënaqësi në koalicionin LDK-AKR

Këshilltari i Pacollit mohon se ka pakënaqësi në koalicionin LDK-AKR

Gjatë ditës, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, ka deklaruar se partia e tij ishte e pakënaqur me LDK-, pasi sipas tij kjo e fundit nuk ka respektuar marrëveshjen e koalicionit parazgjedhur, njofton Insajderi.

Makolli ishte ankuar për radhitjen e kandidatëve të AKR-së listën e përbashkët me LDK-në.

Por pak minuta më parë, të gjitha këto i ka demantuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili garon në listën zgjedhore të LDK-së për deputet, duke thënë se nuk ka asnjë pakënaqësi mes dy partive, transmeton Zeri.info.

“Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, ka shkruar Zyberaj.

Nga LDK-ja gjatë ditës ka reaguar edhe nënkryetari i partisë, Haki Rugova, i cili tha se nuk ishte në dijeni se AKR-ja ka shprehur pakënaqësi në lidhje me marrëveshjen./Insajderi.com