Këshilltari i Presidentit Thaçi: Dialogu teknik i udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës

Këshilltari i Presidentit Thaçi: Dialogu teknik i udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka thënë se vazhdimi i dialogut Teknik, nën timonin e Bashkimit Evropian nuk është në interesin e Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Çollaku ka shkruar se duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare politike me njohje reciproke.

“Vazhdimi i dialogut teknik, të udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës. Ai është i dizajnuar të justifikojë kapituj të ri për anëtarësimin e Serbisë, duke e lënë Kosovën të ngujuar në status-quonë aktuale. Synimi duhet të jetë një marrëveshje përfundimtare politike me njohje reciproke”, ka shkruar Çollaku, njofton Insajderi.com.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar të enjten në Bruksel, në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kritika rreth këtij takimi ka pasur të gjatë ditës së sotme edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë një konference për media, Enver Hoxhaj nga PDK e ka quajtur takimin Hoti-Vuçiq të nxituar, ndërkaq Hotin të papërgatitur. /Insajderi.com/