Këshilltari i Thaçit i infektuar me COVID-19, shtrihet në Klinikën Infektive

Këshilltari i Thaçit i infektuar me COVID-19, shtrihet në Klinikën Infektive

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Ai aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një fotografi të publikuar nga Iset Prekazi, Syla duket në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z. Ismail Syla duke mposhtur virusin COVID-19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, ka shkruar Prekazi. /Insajderi.com

Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z, Ismail Syla, duke mposhtur virusin covid 19.
Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje.👍🤟💪

Posted by Iset Rama Prekazi on Sunday, August 30, 2020